Vdes burri që kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë
Ka vdekur në QKUK një burrë i cili ishte duke u trajtuar pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 9 gusht.
“ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE-Prishtinë/09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.” (foto ilustrim)

