Vdes Ceka, autorja e librave 1000 receta
Ka vdekur sot në moshën 80 vjeç, Fikrije Ukelli- Ceka. Ceka për vite me radhë u bë pjesë e familjeve tona me recetat e saj që i prezantonte përmes emisionit “Diçka po Zihet” në RTV21 çdo të diele.
Angazhimin e saj e vazhdoi edhe gjatë izolimit për shkak të Covid-19, ku nga shtëpia solli receta të ndryshme.
Ceka është autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ajo la pas vetës një vajzë dhe dy djem.

