Vdes derisa ishte duke punuar
Një person në Prizren ka vdekur në vendin e punës. Dyshohet se ai kishte probleme shëndetësore.
Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.
Prizren, 11.04.2022 – 14:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë përderisa ishte duke punuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

