Vdes derisa po luante futboll
Një person në Klinë ka vdekur derisa po luante futboll. Vdekja e tij po hetohet nga policia, e cila nuk ka dhënë më shumë të dhëna për rastin, në raportin 24 orësh.
Fsh. Gllarevë, Klinë 26.08.2022 – 20:57. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanos dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

