Vdes doktori i njohur i QKUK-së, kolegia e tij bën këtë dedikim

Ka vdekur mjeku Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik-Univeristar i Kosovës, me anë të një postimi në Facebook.

“Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.

Një kolege e tij, Dr Dafina Krasniqi, ka bërë këtë dedikim:

Trondites lajmi per vdekjen e papritur të Dr.Muharremit.

Ai bëri shume per secilin pacient ne kliniken infektive, i cili pat nevoje per të. Shpirti yt i bardhe pushoft i qete.