Vdes e reja nga Tërpeza e cila u aksidentua në Zvicër

Një e re nga Tërpeza, Donika Bajrami, ka ndërruar jetë në një aksident në Zvicër. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj.

“Njoftojmë të afërmit, miqtë e dashamirët që pas një aksidenti të rëndë sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vajza, motra jonë, Donika Bajrami. Për varrimin e të ndjerës ju njoftojmë më vonë” ka shkruar në facebook një familjare e viktimës.

Nuk është bërë akoma e ditur nëse nga aksidenti në fjalë ka të lënduar apo viktima të tjera.