Vdes edhe një gjilanas nga COVID-19
Edhe një gjilanas e ka humbur betejën me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes Facebook-ut, ka njoftuar se bëhet fjalë për H.M. 55 vjeçar, duke e çuar në 47 numrin e vdekjeve në këtë komunë nga virusi COVID-19.
“COVID-19 po vret. Nëse akoma nuk e keni kuptu, është koha e fundit me e kuptu. Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, H.M. (55 vjeç), i cili e humbi betejen me këtë virus. Ёshtë dhimbje e madhe sepse tashmë kemi humbur 47 qytetarë nga ky virus vdekjeprurës. Ju lutem shumë, mos e neglizhoni #COVID19 sepse po vret përditë. Veç me luftë agresive e mposhtim!”, ka qenë njoftimi i Lutfi Hazirit./Mediafokus.info/

