Vdes edhe një pacient nga Covid-19, është nga Gjilani
Ka vdekur edhe një pacient i cili ditë më parë ka dalë pozitiv nga Covid 19, duke e ngritur në 21 numrin e përgjithshëm në Kosovë.
Bëhet fjalë për M.I. (1976) nga fshati Malishevë e Epërme e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjthshëm të Gjilanit, dr, Ukshin Ismaili.
Ai tha se i ndjeri ka qenë në dializë dhe ka ka pasur probleme të tjera shëndetësore.
Ky eshte personi i dyte nga Gjilani qe nderron jete nga Coronavirusi./Mediafokus.info/

