Vdes edhe një person nga Covid-19, ja nga cila komunë është
Kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe një person, si pasojë e infektimit me Covid-19, raporton Mediafokus.info.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.
Shkrimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./mediafokus.info/

