Vdes edhe një qytetar me Covid-19

Një qytetar nga Ferizaji ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot humbi betejën me COVID-19, L.Q. nga Ferizaji për të cilin i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve”, ka shkruar Aliu.

Ndërkohë Aliu ka konfirmuar se sot janë shëruar 43 qytetarë nga Ferizaji që ishin të infektuar me COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 11 raste të reja.