Vdes fëmija 2-vjeçar, rezultoi pozitiv në Covid
Një fëmijë 2-vjeç ka vdekur sot, pas pesë ditësh qëndrim i në spital. Thuhet se fëmija vuante nga disa sëmundje.
Nga familja kujdestare, ai ishte sjellë në gjendje të rëndë në Klinikën për fëmijë, ku edhe ka vdekur.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë thonë se bëhet fjalë për një fëmijë me sëmundje të shumta.
Para një vit i janë bërë disa intervenime kirurgjike. Fëmija ka pasur edhe probleme tjera me ritmin e zemrës, ngecje në zhvillim, probleme me frymëmarrjen.
Para pesë ditëve, 15 minuta para mesnatës, është sjellë i dehidruar dhe i ftohur në Klinikën për fëmijë.
Përkundër terapisë së dhënë, fëmijës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Pacientit të vogël i është bërë kovid-testi dhe ai ka rezultuar pozitiv, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

