Vdes floktari i njohur kosovar
Ka vdekur sot floktari i njohur kosovar, Ilir Abdullahu.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, teksa njoftojnë se varrimi i tij bëhet sot në orën 13:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i familjes:
Te nderuar familjare, miq dhe dashamire
Me dhimbje te thelle ju njoftojme qe sot, me date 26.04.2022 nderroi jete baba Ilir Abdullahu duke n’a lene me mall e krenari gjithe jeten.
Varrimi i te ndjerit do te behet sot, ne kohen e drekes, ora 13.00 ne varrezat e Dragodanit, Prishtine.
Lamtumire i dashuri jone!
Familja Abdullahu.


