Vdes gjyqtarja Emine Salihu
Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.
‘Me dhimbje te thelle, ju njoftoj se sot ne moshen 63 vjeçare nderroi jete bashkeudhetarja e jetes time, nana e vajzave tona Dianes dhe Liridones – Gjyqtarja Emine Salihu.
Varrimi behet sot me ikindi ne ora 16:30
Thellesisht te merzitur: familja Salihu nga Gjilani dhe familja Ahmedi nga Presheva’, thuhet në njoftimin e bashkëshortit, Vebi Salihu.
Për vdekhen e gjyqtares ka njoftuar ndërkohë edhe Gjykata.
‘Pas një semundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.
Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqert dhe kolege e shkëlqyeshme.
Prehu në paqe, Emine’, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.


 
 
 
						 
						