Vdes i aksidentuari me eskavator në Poliçan (VIDEO)

Drejtuesi 60-vjeçar i cili pësoi aksident me eskavator në Poliçan ka ndërruar jetë.

Qemal Demiri ka vdekur rrugës për në spitalin e Beratit, raporton gazetarja Eneida Petova për BalkanWeb.

Nga Berati, ambulanca ishte përgatitur për ta çuar me urgjencë në Tiranë, por i plagosuri nuk ia doli dot.