Vdes i riu nga Bujanoci, ishte infektuar me COVID-19

Paraditen e sotme në Spitalin e Krushevcit ka ndërruar jetë Edmond Mustafa, 32-vjeçar, nga qyteti i Bujanocit.

Mediat atje njoftojnë se Edmondi javën e kaluar kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa para pesë dite ishte shtrirë në spital, meqë iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Me profesion ishte programer, ndërsa punonte si IT në një kompani prestigjioze në Gjermani.

I ndjeri ishte djali më i madh i profesorit të Edukatës Fizike, Xhelal Mustafa dhe edukatores Albena Mustafa.