U therr me thikë, vdes i riu nga Gjilani
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në qytetin e Gjilanit. Një person atje është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani per Express.
Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.

