Vdes ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Lumnie Kajtazi

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Lumnie Kajtazi.

Ajo këtë detyrë më përgjegjësi të lartë si deputet e LDK-së e ushtroi dy mandate në vitet 2001- 2007.

Lumnia për shumë vite ishte edhe kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Podujevë dhe anëtare e Kryesisë Qendrore në Prishtinë.

Krahas kësaj ajo një kohë të gjatë ka punuar si mësimdhënëse e matematikës dhe disa vite drejtore në shkollën fillore “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga dhe në shkollën “Jetullah Islami” në Dyz.

Lumnia ishte edhe anëtare e sindikatës së arsimit në Podujevë, ka thënë përmes një postimi, Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së Arsimit në Podujevë.