Vdes ish-rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku

Ka ndërruar jetë ish-rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, prof.. dr. Arben Dërmaku, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe kolegët e tij.

Për shkak të pandemisë, familja ka njoftuar se ceremonia do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë.

I ndjeri ishte profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universtetit “Hasan Prishtina”, ndërkaq njihet si rektori i parë i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, i cili ishte zgjedhur në këtë detyrë në gusht të vitit 2013./Mediafokus.info/