Vdes kameramani dhe fotografi Shaip Dubova
Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, kameramani dhe fotografisti nga Gjilani, Shaip Dubova. Dubova ishte ndër fotografistët e hershëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info
Fotografinë e kishte filluar si pasion qysh si fëmijë dhe më vonëe kishte klthyer në profesion.
Shaip Dubova ka punuar edhe kameraman në Televizionin e Prishtinës (RTP) deri në kohën e dëbimit të shqiptarëve nga Serbia, ky medium publik.
Njoftimin për vdekjen e Dubovës e kanë dhënë familjarët. Shaip Dubova ndodhej në mjekim nga koronavirusi, por nuk ia doli./Mediafokus/

