Vdes mërgimtari 31-vjeçar që erdhi për pushime në Kosovë
Ka vdekur në moshën 31-vjeçare mërgimtari Qendrim Kolgeci nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.
Kolgeci, i cili kishte ardhur për pushime në Kosovë, thuhet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ai po jetonte në Gjermani, teksa u bë e ditur se varrimi i tij do të bëhet të martën në ora 18:00.
Për vdekjen e Kolgecit, kanë shprehur ngushëllime miqtë e të ndjerit.


