Vdes mjekja Jamini
Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur mjekja Azijada Jamini, specialiste e mjekësisë së përgjithshme.
Në vitin 1985 ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dr. Jamini ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme.
“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.


 
 
						 
						