Vdes mjeku i njohur kosovar

Mjeku i njohur kosovar, Muharrem Asllani, ka ndërruar jetë. Ai ishte specialist i Psikiatrisë. Njoftimin e ka dhënë kyetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu ka thënë se Ferizaj ka humbur një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

“Veprat, kontributi e sjellja e Asllanit do të mbesin trashëgimia e shëndetësisë ferizajase”, ka shkruar Aliu.

Shkrimi i tij i plotë:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, Dr. Muharrem Asllani.

Vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Asllani, kolegëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të të ndjerit, qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!