Vdes motoçiklisti pas aksidentit me mjetin transportues
Një motoçiklist ka humbur jetën pas aksidentit me mjetin transportues. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Beteja e Koshares, Pejë 12.11.2022 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij transportues, duke bërë kthim në mënyrë të pasigurt goditet nga një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).

