Vdes në duart e bashkëshortes derisa ishin duke ecur
Një person në Gjakovë i ka vdekur në duar bashkëshortes, derisa ishte duke ecur me të rrugës.
Gjakovë 10.12.2021 – 13:20. Viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

