Vdes në moshë të re e afaristi Hekuran Tafaj

Kreu i Komunës së Deçani, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të deçanasit, Hekuran Tafaj-Malësori.

Ramosaj ka shkruar se një lajm të tillë e kanë marrë me dhimbje të thellë dhe ka shprehur ngushëllimet për familjen Tafaj.

Për vdekjen e Hekuran Tafajt kanë shkruar edhe familjarët. Motra e tij Mejreme Tafaj Bunjaku ka njoftuar miqtë e të afërmit për vdekjen e vëllait të saj në moshën 40 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.

“Me pikëllim  të thellë e dhembje të madhe njoftojmë farefisin miqtë e dashamirët se në moshën 40 vjeçare pas një smundje të shkurtër ndërroj  jetë vëllau ynë Hekuran Tafaj Sot me daten  2.11.2023 .Me respekt Familja;Bajram Tafaj nga Deçani”, ka shkruar ajo.