Vdes në moshë të re infermierja nga Vitia, Leonora Kurti

Është ndarë nga jeta infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Vitisë, Leonora Kurti, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e QKMF-së atje, dr. Vjollca Kadolli.

Njoftimi i plotë i dr. Kadollit:

Leonora, na lëndove të gjithëve sot!

Sapo mora lajmin e dhimbshëm që Leonora, infermierja jonë në QKMF Viti paska ndërru jetë.

Leonora, njeriu që aq shumë e ka dashtë jetën dhe me pozitivitetin e saj na ka mësu shpeshherë se si të pérballemi me sfidat, njeriu që na ka emocionu gjithmonë, sot na paska lënë.

Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe..

Do të na mungosh të gjithë stafit të QKMF.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!

/mediafokus.info/