Vdes në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha

Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bëhet me dije se Berisha ka ndërruar jetë në objektin e MKRS-së. Ajo ishte 51-vjeçare dhe prej vitesh ndodhej në dializë.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore dhe shfaqjeve teatrale.

Ajo gjithashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.