Vdes në QKUK e aksidentuara në rrugën Prishtinë-Podujevë
Një grua e cila po trajtohej në QKUK, pas aksidentit në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, më 12 dfhjetor, ka vdekur nga plagët, njofton policia e Kosovës në një raport shtesë për këtë rast.
Rr. Nacionale Prishtinë Podujevë, 12.12.2021-16:55. Në lidhje me rastin është raportuar se me 24.12.2021 në Klinikën Intensive në QKUK- Prishtinë, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore, thuhet në njoftim.

