Vdes në QKUK një 59-vjeçar pasi u lëndua rëndë në Obiliq
Një burrë i moshës 59 vjeçare ka vdekur sot në QKUK pasi u lëndua rëndë në Obiliq.
Policia nuk ka treguat mënyrën se si është lënduar viktima.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 10:30, nga QKUK, kemi pranuar informatën se një person i lënduar rëndë (në Obiliq), është dërguar për trajtim mjekësor dhe i njëjti pak minuta më pas, ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës B.D. mashkull 59 vjeç, është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

