Vdes në QKUK një i aksidentuar në Kamenicë

Një person ka vdekur në QKUK ku ishte dërguar për trajtim pas aksidentit në Kamenicë.

Njoftimi i policisë

Rr. Sterzovicë-Kamenicë 09.05.2022 – 11:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim  mjekësor ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.