Vdes në QKUK një qytetar nga Podujeva

Një person ka vdekur në QKUK ku ishte dërguar me urgjencë nga QKMF-ja në Podujevë.

Rasti është hapur për hetim nga policia.

Podujevë 11.10.2022 – 18:40. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.