Vdes në QKUK një shtetas indian
Një shtetas i Indisë që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një raporti drejtuar mediave.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prishtinë, 15.10.2021 – 08:11. Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull shtetas i Indisë, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

