Vdes në QKUK personi që u aksidentua para dy ditësh në Përlepnicë

Ka vdekur në QKUK një person që u aksidentua para dy ditësh në rajonin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Përlepnicë, Ranillug 17.07.2023, 16:00.  Viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, sot me datën 19.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.