Vdes në QKUK punëtori i cili u lëndua në vendin e punës
Një punëtor në Obiliq ka vdekur në QKUK ku ishte dërguar për trajtim pas lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës.
Rasti po hetohet nga policia.
Obiliq 16.04.2022. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

