Vdes gruaja në spital disa orë pas lindjes, konfirmohet me Covid
Vdes gruaja në spital disa orë pas lindjes, konfirmohet me Covid. Një lehonë e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P. nga Komuna e Podujevës, e cila sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane, ka vdekur në spital.
Burimet brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se gruaja ishte sjellë në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i është kryer lindja, raporton express.
Në Gjinekologji 21-vjeçarja ishte trajtuar për t’u dërguar sërish në Mjekësinë Sportive në kujdesin intensiv.
Ajo ishte në javën e 36-të të shtatzënisë.
Lajmin e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se ajo ishte diagnostifikuar me Covid.
“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive m’u konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për t’u kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësisht pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi në RTK. /mediafokus.info/

