Vdes në spital një i burgosur i moshës 84-vjeçare

Një 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës për “vrasje e rëndë”.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektus të Kosovës.

Gashi tha se 84-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e rëndë”.

“Vdekja e tij ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka qenë i dënuar me 11 vite burgim për vepren penale “vrasje e rëndë”, tha Gashi.