Vdes në vendin e punës një person në Lipjan
Ka vdekur një person në Lipjan, si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Lipjan, 21.09.2021 – 08:51. Viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar , është lënduar dhe si pasoj e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

