Vdes nga ataku 34-vjeçarja shtatzënë, nuk mbijeton as foshnja
Një laborante e moshës 34-vjeçare ka ndërruar jetë nga një atak kardiak. Ajo ishte shtatzënë dhe mësohet se edhe foshnja ka vdekur.
“Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak. Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve” – shkruan Urdhri i Infermierëve në Shqipëri.
Ndërkohë miq dhe të afërm i kanë shprehur ngushëllime familjes së 34-vjeçares. Përmes një postimi në rrjete sociale, ata kanë zbuluar se edhe fëmija që Aida Përdoda priste, ka ndërruar jetë. (Foto arkiv)

