Vdes nga koronavirusi veterani i arsimit
Koronavirusi merr edhe një jetë në Kosovë. Kësaj here betejën me Covid-19 e ka humbur veterani i arsimit, Sadik Krasniqi nga Ferizaj.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegram ngushëllimi, i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve e të njohurve të të ndjerit.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të dalluar, veteranit të arsimit, prindit të përkushtuar e qytetarit shembullor, Sadik Krasniqi. Ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në paqe, shpirti i tij fisnik” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

