Vdes një 32-vjeçar derisa po priste testin për COVID-19
Një 32-vjeçar në Pejë, i cili kishte sëmundje tjera, por ishte në pritje edhe të testit për COVID-19, ka vdekur në Spitalin e këtushëm.
Njoftimi i plotë nga spitali:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit./mediafokus.info

