Vdes një 49-vjeçar në burgun e Idrizovës

Një 49-vjeçar, i burgosur në Burgun e Idrizovës, është sjellë i vdekur në Repartin për Toksikologji në spitalin “Nëna Tereza”.

Në SPB Shkup rasti është denoncuar nga autoritetet spitalore ku ishte dërguar i vdekur J.H (49) nga Kërçova, i burgosur në ENP Idrizovë, shkruajne mediat atje.

Sipas punonjësve të ENP Idrizovë, J.H i kishte rënë të fikët dhe rrugës për në spital, ka ndëruar jetë.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi.