Vdes një 54 vjeçar në Prishtinë, policia nis hetimet për rastin

Një 54-vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia në koordinim me prokurorinë janë duke marrë veprime hetimore dhe forenzike.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një  person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia  në koordinim me prokurorinë,  po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Ahmeti.