Vdes një 67-vjeçar në Kamenicë pasi u rrokullis me veturë

Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Shipashnicë të Kamenicës.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas Policisë dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident.“Në bazë të informatave fillestare dyshohet se vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë vozitësi mashkull kosovar i moshës rreth 67-vjeçar nuk ka arritur që t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”- ka thënë ai pët kallxo.com.

Tutje Osmani ka thënë se shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetues policorë të aksidenteve.