Vdes një burrë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK

Një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka vdekur, njofton policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Rasti është hapur si ‘hetim i vdekjes’.

Prishtinë, 24.10.2021 – Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar,  ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.