Vdes një burrë në Kamenicë që po trajtohej në Emergjencë për shkak të një aksidenti
Një burrë që po trajtohej për shkak të një aksidenti në Qendrën Emergjente në Kamenicë, ka vdekur dje.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë dhe ka nisur hetimet.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Kamenicë 10.08.2024, 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

