Vdes një fëmijë i moshës 8-vjeçare, jepen detajet e para
Një fëmijë i moshës 8-vjeçare është sjellë pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit, thuhet në një njoftim të këtij institucioni shëndetësor.
“Është bërë përpjekje të kthehet në jetë fëmija, por pa sukses. Rasti ishte raportuar në polici. Trupi i pajetë i fëmijës nuk kishte shenja dhune, lëndime. Me kërkesë së policisë, është njoftuar edhe prokurori publik”, theksuan nga Shtëpia e Shëndetit.
Rasti ka ndodhur në Ngotinë. Zëdhënësi i SPB në Veles, Veroljub Dodevski, theksoi se trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.

