Vdes një foshnje në Suharekë, trupi dërgohet për obduksion
Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë në Suharekë.
Sipas policisë, kanë qenë familjarët ata që e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Suharekë, foshnjen pa shenja jete.
“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

