Vdes një i burgosur, po trajtohej në Spitalin Rajonal të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, ka njoftuar se sot rreth orës 13:40 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë një i burgosuri.

Siç thonë nga ShSKUK, kohëve të fundit viktima ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo të re rreth kësaj ngjarje.