Vdes një kosovar nga koronavirusi në SHBA

Një kosovar në  SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vdekur pasi ishte infektuar nga koronavirusi COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij, Haki Latifi përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në New Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare SALAJDIN (XHEVAT) LATIFI – DALIPI (30.10.1959 – 19.04.2020) nga Pirana e Prizrenit”, ka shkruar Latifi në Facebook./mediafokus.info