Vdes një paciente në QKUK ku ishte duke u trajtuar prej 10 ditësh

Një femër ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar që nga data 17 maj i këtij viti. Rastin e ka raportuar në polici vëllai i saj. Vdekja e saj është cilësuar e dyshimtë dhe po hetohet.

QKUK 17.05.2021 – 16:00. Me 25.05.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra  e tij e cila ishte e shtrirë në QKUK, kishte ndërruar jetë me datën e lartcekur. Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.